Bastisje në Gostivar, gjenden drogë, armë dhe municion, vijon kallëzimi përkatës
Berat Buzhala – Gazetar dhe pronar i Nacionale
Turqine shtet aleat po, turqit vllazen kurre. Harrojeni sundimin 500 vjeçar, kujtojeni marreveshjen e Turqise moderne me Jugosllavine e vjeter dhe me Jugosllavine e re me zbraze Kosoven nga shqiptaret, me i çu ne shkretirat turke, qe serbet me kane shumice ne Kosove.
Turqia eshte pergjegjese, bashke me Serbine dhe Jugosllavine per pastrimin etnik te Kosoves.
Nuk e kam degju qe kane kerku falje per kete krim.
Miliona shqiptare jane te shperndame neper Turqi pa kurrfare te drejtash etnike si shqiptare. Te drejtat e vetme i kane si myslimane.
Arbreshet qe jetojne ne Itali e flasin gjuhen shqipe edhe pas 500 vitesh shperngulje, kurse shqiptaret ne Turqi e kane harru pas me pak se 100 vitesh.
Ne Turqi shqiptaret jane thjeshte dhe vetem arnaut. Shtetet shqiptare jane thjeshte dhe vetem nje mundesi per me u shtri hegjemonia imperialiste turke.
Nuk i kisha thane keto fjale, nese nuk i kishs lexu do broçkulla.
Turkun e kena vella aq sa e kemi vella arabin, pakistanezin dhe indonezianin, ose italianin e polakun.
Na duhet me kane pragmatist e me u pajtu me realitetin politik, por vllazen jo.
Perpara Kosove. Perpara shqipe.

sqShqip