Bullgari/ Përmbyset autobusi me targa serbe
Një autobus me targa serbe, me fëmijë, është përmbysur sot në Bullgari.
Në aksidentin që ndodhi 217 km në drejtim të Sofjes, afër Stara Zagorës, ka të lënduar, ka konfirmuar për nova.bg, zëvendëskryesekretari i MPB-së, Stanimir Stanev.
Sipas tij, 12 persona janë lënduar, katër prej tyre të rritur dhe tetë fëmijë. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë dhe një i rritur.
Sipas raportimeve, fëmijët po ktheheshin nga pushimet në bregdetin e Detit të Zi.
Zi.
Stanev ende nuk mund të komentojë shkaqet e aksidentit të rëndë, përveç se rruga ishte e lagësht.
Në vendngjarje kanë mbërritur automjetet e emergjencës, pesë ekipe zjarrfikëse dhe pesë ekipe të MPB-së bullgare.
Shumë vetura ndaluan dhe dhjetëra njerëz erdhën në ndihmë të të plagosurve.