Diplomati bullgar Nikollaj Mlladenov do ta udhëheqë strukturën e re drejtuese në Gaza, sipas raportimit të “Financial Times”.
Si pjesë e strukturës së pasluftës për administrimin e Gazës, do të krijohet një komitet ekzekutiv, i cili do të drejtohet nga ish-përfaqësuesi i OKB-së për Lindjen e Mesme dhe ish-ministri i jashtëm bullgar, Nikolaj Mlladenov, thonë burime të njohura me përgatitjet, shkruan “Nezavisen”.
Gazeta kujton se Mlladenov shpesh ka vepruar si ndërmjetës mes Izraelit dhe Hamasit.
Tony Blair është hequr nga lista e opsioneve për udhëheqjen e komitetit, pas kundërshtimeve nga vendet arabe dhe myslimane, pretendojnë burimet e “Financial Times”.

