May 3, 2024
Rajon - Botë

Bullgari, moti i ashpër shkakton kaos, ndërprerje të energjisë elektrike

Më shumë se 1 000 rajone në Bullgari mbetën pa energji elektrike në fundjavë për shkak të motit të ftohtë, erërave të forta dhe reshjeve të mëdha në disa zona.

“Në Sofje, furnizimi me energji është ndërprerë edhe në pjesën jugore të qytetit për shkak të dëmtimit të linjave elektrike”, njoftoi sot media bullgare.

Verilindja e vendit ballkanik u godit më së shumti nga reshjet intensive të borës në muajin nëntor. Katër rajone shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Disa rrugë të vendit raportohet se ishin të pakalueshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Lëvizja e trenave të pasagjerëve nga qyteti i Varnës në Detin e Zi në Sofje u pezulluan për shkak të dëmtimit të linjave elektrike.

Rrugët kryesore në malet e Ballkanit u mbyllën përkohësisht për qarkullim.

Disa fluturime ndërkombëtare u anuluan në aeroportin e Varnës. Gjithashtu, fluturimet në aeroportin e Sofjes kanë patur vonesa