Maqedoni

“Bullgarët do të kenë të drejta si shqiptarët”, Kovaçevski i ka premtuar Petkovit

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se ai dhe homologu i tij maqedonas Kovaçevski kishin një marrëveshje që bullgarët të kenë të njëjtat të drejta ligjore si shqiptarët dhe qytetarët e tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Komentet Petkov i ka bërë gjatë intervitës në emisionin Hard Talk të BBC-së, ku kryeministri bullgar është sfiduar me komentin e gazetarit i cili ia ka përmendur faktin se në Strasburg ka shumë raste për problemet e maqedonasve në Bullgari dhe asnjë për bullgarët në Maqedoninë e Veriut.

Por, Petkov ka qenë i prerë kur ka deklaruar se është pro zhbllokimit të rrugës së Shkupit për integrimet evropiane.