Më datë 06.04.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, një burrë 42-vjeçar ka denoncuar se rreth orës 08:20, në vendin e tij të punës si kontrollor i pagesave dhe biletave në JSP, është sulmuar fizikisht në dy raste nga O.A. (61) dhe dy persona të tjerë.

​Sipas denoncimit, ai e ka kapur personin O.A. pa biletë, i cili menjëherë ka filluar ta kërcënojë, e ka nxjerrë jashtë autobusit dhe e ka sulmuar fizikisht. Siç raportohet, kontrollori ka arritur të hyjë në një autobus tjetër, por në një stacion tjetër është sulmuar sërish nga O.A., i cili këtë herë ishte i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

sqShqip