Importi i patates nga jashtë, na ka nxjerrë në rrugë, thonë bujqit e fshatit Brezë, të cilët janë detyruar që në rrugë të shesin prodhimin e tyre. Çmimi konkurrues i patates së importuar në treg thonë se i ka dëmtuar rëndë kultivuesit vendorë.

”Sjellin nga jashtë, malli ynë ka mbetur pa u shitur, ja shumica e mallit është neper bodrume. Çfarë të bëjmë, ja kemi dalë në rrugë të shesim nga pesë kilogram apo dhjetë, si të mundemi. (0:51 – 1:22)”Harxhime për këtë vit i kemi shumë dhe jemi në humbje. 140 denarë e paguam farën e Holandës në barnatore, 1000 denarë një thes 25 kilogram pleh, po kemi edhe harxhime tjera si lavra, nafta e harxhime tjera, pra për këtë vit jemi në minus”, tha Miftar Osmani – Bujk.

”Shteti nuk merr masa dhe e sjellin nga jashtë me të madhe e malli ynë mbetet, nuk shitet.”Prodhojmë deri në 20 tonë, një familje katër a pese anëtarësh dhe gjatë gjithë verës jemi në Brezë. Dhe në dimër si e shitni? Ja kështu nëpër rrugë sepse me shumicë nuk e blejnë”, u shpreh Hajredin Bajrami – Bujk.

Në një cep tjetër të rrugës takuam edhe një bujk tjetër të Brezës që pres të shesë patatet.

“Ja çfarë kualiteti është patatja. Patatja e Brezës e mirë apo? E mirë sepse dheu e nxjerr të mirë, mbjellin edhe në vende tjera por siç është tek ne nuk ka në vende tjera. “Tre euro e bleva kilogramin e farës në Stajkovcë e tani i shes pesë kilogram për 200 denarë, edhe u duket shumë, por jo nuk është shumë”, tha një qytetar – Bujk.

Përveç kultivuesve të patates së Brezës, edhe ato të Tanushës, këtë vit u përballën me treg jo të sigurt të shitjes së patates për shkak të patates se importuar nga jashtë. Bujqit kërkojnë nga institucionet që të marrë masa për të kufizuar importin derisa të shitet prodhimi vendas./Alsat.mk.

sqShqip