July 27, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani: Nuk e di a ndodhet në burg Sasho Mijallkov!

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, në emisionin “Click Plus” në televizionin 21, ka thënë se, nuk ka informacione nëse ish shefi i policisë sekrete në Maqedoni, Sasho Mijallkov, ndodhet në burg apo në liri.

Bujar Osmani: Sa i takon Gruevskit, unë mendoj se ai ka pengesa juridike për të bërë një veprim politik.

Gazetari: Mijallkovi, a është në burg? A ju kujtohet, a e dini?

Bujar Osmani: Nuk e ndjek, nuk e di, seriozisht!

Ish shef i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov është duke vuajtur dënimin për lëndën “Perandoria” për të cilën e ka pranuar fajin dhe aktualisht dhe ndodhet në burgun e hapur të Strugës. Ndaj tij ishin hapur pesë lëndë, ndërsa ka shpëtuar nga disa prej tyre për shkak të vjetërsimit të lëndëve.