Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një videoje të publikuar herët në mëngjes, ka paralajmëruar një qasje të re të punës në komunë, e cila bazohet në disiplinë dhe përkushtim të përditshëm ndaj qytetarëve.

“Nga ora 5:30 deri në orën 7:30 të mëngjesit, çdo ditë do të jem në terren, duke ecur nëpër rrugët e Çairit, për t’i parë personalisht problemet që i shohin qytetarët. Nuk dua raporte nga zyra, dua të shoh vetë çdo gjë që ju e shihni,” tha Osmani.

Ai shtoi se çdo problem do të shënohet dhe në orën 7:30 do të thirren të gjitha shërbimet komunale për t’u dhënë listën e detyrave ditore:
“Kjo është lista e sotme. Rregullojeni.”

Osmani potencoi se ky angazhim nuk është vetëm një premtim elektoral, por një disiplinë e përditshme:
“Çairi meriton një kryetar që nuk fle ndërsa komuna vuan. Unë do ta nis çdo ditë kështu, që dita juaj të nisë më mirë.”

" "

Me këtë qasje, Bujar Osmani paralajmëroi një model të ri të qeverisjes lokale, të bazuar në përkushtim të plotë, transparencë dhe reagim të menjëhershëm ndaj nevojave të qytetarëve të Çairit.

sqShqip