Ejup Berisha
Bujar Osmani i AKI-BDI-së si pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen më.19 tetor dhe 2 nëntor te ne në RMV, propozon që të lidhë kontrata apo ujdi me qytetaret e Çairit. Por kot sepse ky dhe Partia e tij politike BDI nuk u permbahet obligimit për zbatimin e tyre. Kontratat duhet detyrimishtë të zbatohen apo Pact sunt servanta. Pra përsëris e metë jo vetëm e Bujarit por edhe e Partisë së tij gjatë më shumë se dy dekadave qëndrimi në pushtet është mosgatishmeria e tyre për ti zbatuar jo vetëmse kontratat por edhe premtimet parazgjedhore dhënë qytetarëve shqiptar të vendit tonë. Në fakt Partia e Bujarit dhe vet ky i fundit nuk e zbatuan si duhet dhe sa duhet dokumentin bazë apo ujdine shumë të rëndësishme që u përplua dhe u nënshkrua me palën maqedonase me garanci të fuqishme ndërkombëtare Marreveshjen e Ohrit. E tani Bujari propozon ujdi të tjera të reja
shtese të cilat ky premton se do ti lidh me qytetarët e Çairit. Gur mbi gur thonë bëhet mur por nga ujditë e lidhura e të parealizuara të BDI-së është ngritur nje Kodër e madhe dhe e patjekalueshme. Këta çfar është më.tragjike asnjëher nuk kanë dhënë përgjigje me arsyetime se pse prezentojnë shumë shpesh kontrata dhe nuk i realizojnë asnjëherë të njejtat. Për udheheqesit e BDI-se dhe për Bujar Osmanin si njëri prej udhëheqësve të saj është me rëndësi vetëm të prezentohen propozime, ide, koncepte dhe te jepen premtime në adresë të qytetarëve shqiptar por të njejtat të mos realizohen asnjëher. Në aspekt juridik nese lidhet një kontratë dhe e njejta nuk realizohet nga një palë kontraktuese apo edhe nga dy palët pason sankcioni. E njëjta gjë vlenë edhe në politikë nesë nuk realizohen premtimet e dhëna qytetarët duhet ti sankcionojnë politikanët premtues dhe jorealizues.
E te ne në rastin e mos respektimit te kontratave dhe premtimeve nga ana e Partive politike asnjëherë nuk ka pasur sankcione por ka pasur vetëm shperblime. Prandaj para se qytetarët e Çairit të shprehin vullnet që të lidhin kontrata apo ujdi me kandidatin e mundshëm për Kryetar Komune të Çairit nga radhët e.AKI-BDI-së Bujar Osmanin këta duhet t analizojnë dhe ta vërtetojnë seriozitetin, sinçeritetin dhe gatishmerinë e kandidatit apo dhe të Partisë së tij për ti realizuar Marrveshjet që i lidhin këta me ta si qytetar. Pra së pari herë duhet të analizohet, të konstatohet dhe të vërtetohet aftësia apo zotësia juridike e Bujarit dhe e BDI-së si palë kontraktuese e më pas qytetarët të lidhin kontrata me ta. Dhe nëse analizohet zotësia e tyre del se keta nuk kanë qenë asnjëher të zotë që ti realizojne pikat e kontratave që
i kanë lidhur me qytetarët shqiptar të RMV-së. Prandaj këta të fundit duhet ti refuzojnë propozim kontratat që vijnë nga Bujar Osmani dhe nga BDI.