May 19, 2024
Maqedoni

Brukseli i rekomandon Shkupit ndryshime të reja ligjore dhe kushtetuese, por tani për reformat në gjyqësor

Nëse duam të hyjmë në BE, sundimi i ligjit është i domosdoshëm, sepse pa të nuk ka investitorë. Reformat në drejtësi nuk mund të anashkalohen gjatë procesit të anëtarësimit në BE dhe këtëve dinë mirë politikanët në Maqedoinë e Veriut, deklaroi mes tjerash ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir gjatë brifingut me gazetarë ku prezantoi raportin që i është droëzuar Këshillit Gjyqësor me rekomandimet e BE-së, shkruan Lideri.mk.

Rekomandimet i ka përgatitur grupi vlerësues nën udhëheqjen e ish gjykatësit Suprem në Kroaci, Branko Horvat, cili qëndroi në Shkup mes datave 27 dhe 28 korrik si dhe 19 deri 21 shtator. Gjate kesaj poeriudhe ata kanë dëgjuar pikëpamjet e 40 gjykatësve.

Ambasadori Gir tha se raporti i misionit vlerësues të BE-së ndaj punës së Këshillit Gjyqësor përmban 40 rekomandime, prej të cilave pjesa më e madhe kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore. Respektivisht, 23 prej këtyre rekomanimeve kërkojnë ndryshime ligjore dhe kushtetuese, kurse 17 prej tyre mund të implementohen në kuadër të kornizës aktuale ligjore dhe kushtetutare.
Duke folur për 23 rekomandimet e para, ambasadori Gir porositi se ato duhet të meren parasysh nga qeveria e ardhshme, kushdo që do e formojë atë. Duke zbuluar përmbajtjen e raportit, ambasadori Girt tha se integriteti i gjykatësve (anëtarëve), llogaridhënia dhe transparenca janë tre emëruesit që e karakterizojnë atë.
Sipas ambasadorit Gir raporti thekson në mënyrë të veçantë nevojën për ndërhyrje kushtetuese në mandatin e anëtarëve të këshillit. 6 vjet mandat sipas raportit janë aq shumë sa gjykatësit i bëjnë të shkëputen nga realiteti dhe puna e tyre e përditshme. Gir tha se BE nuk e ka fuqinë të forcon ndryshimet, por rekomandon fuqishëm që reformat të zbatohen me prioritet nga cila do Qeveri e ardhshme. I pyetur nëse raporti përmban nevojën e ndryshimit të formatit të Këshillit Gjyqësor dhe heqjen e të drejtës së Kuvendit dhe Presidentit për të propozuar anëtarë, Gir nuk u shpreh nëse kjo është përfshirë në raport, por tha se ekspertët kanë rekomanduar se kush mund të jetë anëtarë i këtij trupi, para se gjithash persona me integritet dhe profil të lartë juridik.
Raporti konstaton edhe mungesën e transparencës së Këshillit Gjyqësor me mediat dhe rekomandon përmirësimin e qasjes me qëllim që puna e organit më të lartë gjyqësor të jetë më transparent.
Gir tha se misioni i BE-së nuk është i befasuar nga raporti, por shtoi se problemet kanë ardhur si pasojë e akumulimit të çështjeve ndër vite dhe jo efikasitetit për zgjidhjen e tyre. Ambasadori i BE-së shtoi se nevojitet që Këshilli Gjyqësor të ndërton mekanizma dhe të jetë rezistent ndaj ndikimeve politike dhe biznesore”.