September 28, 2024
Maqedoni

Bora zbardh disa qytete në Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Borë po bie në Krushevë, Prilep, Pletvar dhe Presekë, ku ka edhe mjegull me dukshmëri deri 30 metra. Reshje me intensitet më të ulët kemi në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Stracin, Makedonski Brod, Bukovë dhe Gjatovë, njofton NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në disa rrugë, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur rrëshqitje e dheut.

NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë ngasje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.