May 3, 2024
BallinaMaqedoni

Policia ndalon dy persona në Tetovë, u kapën duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke ngjitur materiale propagandistike për zgjedhjet presidenciale, edhe përkundër heshtjes zgjedhore, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe një person të mitur.

“Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një automjet, në periudhën e heshtjes parazgjedhore, po ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme presidenciale, kështu që në Siniëan të Tetovës janë ndaluar personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike për një kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale. Me ta është zhvilluar intervistë zyrtare në Njësinë e Policisë-Kamnjan, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.