May 12, 2024
Maqedoni

Foto me dy djemtë e mi që më bënë krenar në vitin 2001

Shkruan: Nehat Jahiu

Foto me dy djemtë e mi Lavdrim e Sejdi Jahiu të cilët më bënë krenar gjatë vitit 2001. Gjatë këtij viti që nga ditët e para veshën uniëformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Lavdrimi ishte në moshën 20 vjeçare, ndërsa Sejdiu në moshën 14 vjeçare. Më 10 qershor të vitit 2001 në një bejtejë ballëpërbapërllë duke luftuar Lavdrimi do të plagoset duke e derdhur gjaku mu në vendlindjen e tij Orizare. I ndejtën besnik kësaj uniforme dhe idealit të tij deri në përfundim të luftës.Edhe pse iu bënë pas lufte shumë padrejtësi e sidomos Lavdrimit i shkelën edhe mbi gjak, njerëz të politikës, ai asnjëherë nuk u pendua pse e kishte veshur uniformën e UÇK-së dhe pse ishte plagosur dhe kishte derdhur gjakun e tij të njomë. Sot me krenari mbanë plagën e luftës në trup, por i zhgënjyer nga udhëheqësit politik të cilët shkelën mbi gjak dhe nuk e realizuan idealin e ushtartëv, invalidve dhe dëshmorëve.