Bora në Theth të Shqipërisë arrin deri pesë metra, bllokohen rrugët
Në tunelet panoramike të aksit Qafë Thorë-Theth vijon situata e vështirë prej motit të keq. Ndërkohë, puna për hapjen e aksit rrugor po vijon. Ai është i bllokuar prej një jave dhe reshjet e dëborës janë të pandalshme. Kjo ka lënë në izolim edhe zonën e Thethit. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, thotë se po punohet për hapjen e rrugës, ndërsa vuri theksin te problematika me rënien e orteqeve.
Ndërkohë, inxhinieri i firmës kontraktuese, tregon se dëbora arrin deri në 5 m tek pjesa e orteqeve.