Shqipëri

Shqipëri/ PS kryeson në 9 qarqe, PD në 3

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin për secilën parti dhe secilin qarku nga numërimi i deritanishëm. PS kryeson në rang kombëtar me 49.82%, PD ka siguruar 38.64%, kurse LSI 7.15%. Përkthyer këto shifra në mandate, PS do të siguronte 75 mandate, PD 56 kurse LSI 9 mandate. Me 1.97% të votave, siguron 3 mandate edhe PSD.

PS kryeson në 9 qarqe: Vlorë, Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës, Dibër dhe Berat.