Më ftohtë këtë mëngjes në vend është në Kodrën e Diellit, ku në orën 7 është matur -8 gradë Celsius dhe 97 centimetra borë. Vijon Krusheva dhe Hanet e Mavrovës me -4, Berovë dhe Pretor me -1, Kriva Pallanka, Ohër, Manasti dhe Prilep me 0, Shtip dhe Vinicë me 2, Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë me 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Demir Kapi me 4, Shkup-Petrovec dhe Veles me 5, në Gjevgjeli 6 gradë.

Sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 7 të mëngjesit në Strumicë arriti 13 litra për metër katror, 11 në Berovë, 8 në Pretor dhe Gjevgjeli, 7 në Demir Kapi, 6 në Manastir, 5 në Tetovë, Pozharan dhe Krushevë, 4 në Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Shtip, Vinicë dhe Gjurishte, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Ohër, ndërsa 1 në Kavadar dhe Hanet e Mavrosë.

Borë prej tre centimetrash ka në Hanet e Mavrovës, 2 në Berovë, 1 në Gjurishte.

DPHM-ja paralajmëroi se gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Paradite do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/orë), veçanërisht përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 3 deri në 11 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht paradite. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.

sqShqip