June 21, 2024
Shqipëri

Zgjedhjet Shqipëri, Rama: Kemi fituar 50 bashki, opozita 11

Ndërsa ka përfunduar procesi i votimit në 61 bashkitë e vendit, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një parashikim të rezultatit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, projeksionet e para sipas Ramës janë: PS plus 50 bashki, ndërsa opozita maksimumi deri më 11 bashki.