Boll na kan vjedhë “shkijet”, këta edhe pse po na vjedhin barëm janë shqiptarë!
Liridon Ramadani
Shqiptarët e RMV për dallim nga qytetarët maqedon dhe qytetarët e shteteve tjera, diskriminohen dyfish.
Diskriminohen në bazë etnike dhe diskriminohen në bazë të statusit social.
Për bindjet e mia, të dy diskriminimet duhet të luftohen me intensitet të njejtë dhe paralelisht.
Të dy llojet e diskriminimit duke e plotësuar njëra tjetrën, janë ndër faktorët kryesor që sot vendet shqiptare po zbrazen si asnjëherë më parë.
Në naracionin që ka ngritur pushteti e që fatkeqësisht këtë naracion po e ndjek dhe opozita, është që ktu kemi dhe po e ,,luftojmë” diskriminimin etnik.
Ky naracion i shkon për shtati pushtetit sepse edhe i krijon “kauzë” për ta mbajt pushtetin dhe e amneston nga diskriminimi i dytë që bëhet pikërisht nga ata.
Sipas meje psh rasti si Mijallkov ka privilegje dhe nuk ndëshkohet jo vetëm pse është maqedon por dhe se është kriminel dhe i pasur, siç ndodh dhe me shum funksionar të bdi, edhe pse janë shqiptarë ata nuk ndëshkohen për shkak se janë të pushtetshëm dhe të pasur.
Dallimi është që funksionari maqedon i korruptuar, popullin e tij e dëmton për parat që i ka vjedh ndersa funksionari shqiptare përpos që na dëmton për paratë e vjedhura ai na dëmton edhe në aspektin etnik sepse bëhet i shantazhueshëm, dhe si rrjedhojë pastaj lëshon pe për çdo gjë që është në interesin e shqiptarëve.
Ky naracion na ka sjellur në situatën ku thuhet, le te na vjedhin shqiptarët se boll na kan vjedh maqedonët.
Hajnia duhet të luftohet ndaj çdo kujt pavarsisht si e ka emrin, shtoja kësaj që funskionari shqiptarë në momentin që kryen vjedhjen ai hyn në hipotek me çka i mbyllet goja sa herë që kërkon diçka për shqiptarët.
Prandaj duhet t’i luftojmë të korruptuarit tanë pa kompromis, sepse ata janë mburoja e diskriminimit etnik që na bëhet dhe burim i diskriminimit social.
Zhvillimi vjen atëher kur ne i heqim nga skena të korruptuarit tanë që po na diskriminojnë në bazë të statusit social e partiak dhe pastaj do të jetë shumë më e lehtë luftimi dhe zhdukja e diskriminimit etnik.