Rajon - Botë

Blinken-Izraelit: Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia juaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se siguria e civilëve palestinezë duhet të jete “përparësi” e Izraelit në luftën ndaj Hamasit në Gazë, transmeton VOA.

“Po ndjekim me vëmendje veprimet e qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që mbrojtja e civilëve dhe ndihma e nevojshme për ta, të jenë përparësi”, u tha gazetarëve Blinken pas një mbledhjeje virtuale me homologët ndërkombëtarë.

“Kjo duhet të jetë puna e tyre e parë, edhe ndërsa ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Hamasi”, tha Blinken.

Kryediplomati amerikan dhe ministrat e Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan përmes një videokonference për të diskutuar për një korridor detar për dërgimin e ndihmave në Gazë.
shpërndarja e 2 milionë vakteve ushqimore çdo ditë, po ashtu do të shpërndahen ilaçe, ujë dhe pajisje të tjera kritike humanitare”, tha Blinken.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dërgoi një anije në Mesdhe për të ndërtuar një port të përkohshëm në Gazë për të mundësuar kalimin e ndihmës, por ka njoftuar se për ngritjen e portit nevojiten dy muaj kohë.

Sot, ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se sulmet izraelite vranë 6 palestinezë dhe plagosën dhjetra të tjerë ndërsa banorë të qytetit të Gazës ishin mbledhur për të pritur kamionët me ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devijon ndihmat. Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Të mërkurën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara mbi ndihmat për refugjatët palestinezë, UNRWA tha se të paktën një prej punonjësve të saj u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite goditën një pikë ku shpërndahej ushqim, në lindje të qytetit Rafah, në jug të Gazës.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 253 të tjerë. Ofensiva e Izraelit në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 31 mijë palestinezëve deri më tani.