Maqedoni

“Albas” sjell botime të reja shkollore sipas programeve të reja të MASH-it!

Sapo dolën nga shtypi fletoret e punës për lëndën Gjuhë shqipe për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë fillore.

Këto fletore pune botohen sipas Konceptit të ri për arsimin fillor dhe në bazë të teksteve mësimore përkatëse për gjuhën shqipe të botuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sikurse librat mësimorë Gjuha shqipe 1, 2, 4 dhe 5, që janë përpiluar sipas programeve të reja për lëndën e gjuhës shqipe të miratuara nga MASh-i, ashtu edhe fletoret e punës u përgjigjen kërkesave të reja programore dhe janë të miratuara e të lejuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e RMV-së.

Përveç kësaj, autori kryesor i fletoreve të punës ka qenë edhe autor i teksteve mësimore të gjuhës shqipe për klasat përkatëse dhe njëherit edhe anëtar i Komisionit për përpilimin e programeve për lëndën e gjuhës shqipe për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë.