Pronari i rrjetit të ushqimit të shpejtë Baking Bread nga Shkupi, bëri një veprim të pazakontë për kushtet tona.

Ai i dhuroi një makinë punonjësit të tij Antoni, i cili ka qenë pjesë e shitores të tij të sanduiçeve që nga fillimi, kur nuk kishte asgjë, siç thotë pronari, deri më sot kur ka arritur sikses të madh, shkruan Lideri.mk.

“Ai u sakrifikua me mua kur ishte më së vështiri.

Ai kurrë nuk më refuzoi ose nuk më tha jo për asgjë. Ai kurrë nuk kërkoi asgjë dhe dha gjithçka për kompaninë.

Kjo nuk është një dhuratë, kjo është merita yte personale. Ky është falënderimi im për të gjitha vitet e besnikërisë dhe punës së palodhur në Baking Bread”, ka shkruar mes tjerash pronari Mishe Cvejevski.

sqShqip