Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se në vigjilje të aktivitetit “Mëngjesi i lutjeve në Evropën Juglindore” në Tiranë, ka zhvilluar takime me dy figura të njohura të politikës evropiane dhe shqiptare.
Kasami ka theksuar se ka takuar deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku, si dhe eurodeputeten Dolors Montserrat.
Sipas tij, në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet politike në rajon, bashkëpunimi evropian dhe procesi i anëtarësimit të VLEN-it në Partinë Popullore Evropiane (EPP).
“Takime të tilla janë dëshmi se dialogu dhe partneriteti mbeten çelësi i rrugëtimit tonë drejt vlerave evropiane”, ka shkruar Kasami në statusin e tij.

