Bilall Kasami: Me VLEN-in sollëm 80 milionë euro për komunat shqiptare
Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN në Tetovë, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u shpreh i bindur për fitoren, duke renditur arritjet e qeverisjes së deritanishme dhe duke theksuar ndryshimet që janë bërë brenda një viti.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Ne fituam, i dashur Izet, sepse vetëm për një vit qeverisje i sollëm 80 milionë euro investime për komunat shqiptare,” deklaroi Kasami, duke iu drejtuar bashkëpartiakëve me tone optimiste dhe triumfuese.

Ai theksoi se koalicioni VLEN, me përkrahjen e Qeverisë, ka filluar të zgjidhë nevojat bazë të vendbanimeve shqiptare, të cilat sipas tij ishin lënë pas dore për më shumë se dy dekada.

“Fituam sepse me ndihmën e Qeverisë, VLEN po i zgjidh nevojat elementare të vendbanimeve tona, të cilat i neglizhuan, sepse i harruan për 20 vjet,” u shpreh Kasami.

Në fjalimin e tij, ai përmendi gjithashtu zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar në Tetovë – objektin e “Medresesë”, që kishte mbetur pa zgjidhje për plot 40 vjet.

“Ne fituam, i dashur Zekë, sepse zgjodhëm problemin e ‘Medresesë’ që e kishin lënë pa zgjidhje për 40 vjet,” theksoi ai. /SHENJA/

sqShqip