Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltar Albi Qamili mori pjesë sot në një panel të organizuar nga Forumi i Gruas së VLEN-it në Tetovë, me temë “Zëri i grave në vendimmarrje”.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Kasami para një numri të madh grash deputete dhe funksionare u shpreh se ishte i lumtur të dëgjonte historitë dhe përvojat e grave që çdo ditë japin kontribut të çmuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Besoj thellë se pa zërin dhe energjinë e gruas, asnjë ndryshim i vërtetë nuk mund të ndodhë,” – deklaroi Kasami.
Ai theksoi se roli i gruas në politikë nuk duhet të jetë simbolik, por thelbësor, duke shtuar se aty ku gratë marrin pjesë në vendimmarrje, “vendimet janë më të mençura, më njerëzore dhe më afër njerëzve.”
Në përmbyllje, kryetari i Tetovës falënderoi gratë e Forumit të Gruas së VLEN-it për përkushtimin, guximin dhe dashurinë me të cilën, siç tha ai, “i japin frymë Tetovës sonë çdo ditë.”

sqShqip