Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë debatit te Jeta Xharra në emisionin “Debat Përnime”, theksoi se mandati i tij i parë është dëshmi e punës konkrete dhe përgjegjshme në shërbim të qytetarëve, pa dallime politike.
Kasami tha se në vetëm pak vite ka arritur të përgjysmojë borxhin e trashëguar prej 24 milionë eurosh, ndërkohë që ka realizuar projekte të shumta infrastrukturore në çdo lagje e fshat të Tetovës.
“Edhe kundërkandidati im e di se sa është punuar në Tetovë. Edhe ai e di se unë po ja ndërtoj edhe rrugën për fshatin Sellcë dhe shkollën në fshatin Sellcë që është fshati i tij,” – deklaroi Kasami, duke theksuar se zhvillimi nuk ka ngjyrë partiake, por është shërbim ndaj qytetarëve.
Kasami përsëriti se qëllimi i tij nuk është t’u shërbejë individëve apo partive, por të krijojë një Tetovë funksionale, të drejtë dhe të zhvilluar për të gjithë.