Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ishte prezent në stadiumin e qytetit në Shkup, ku bashkë me të rinjtë ndjekin ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Shelburn.
Kasami shfrytëzoi këtë rast për të shprehur mbështetjen e tij për sportin lokal dhe për të motivuar të rinjtë të jenë pjesë aktive e komunitetit. Ai theksoi se ngjarje të tilla sportive forcojnë lidhjet ndërmjet qytetarëve dhe kultivojnë një mentalitet fitues, jo vetëm në sport, por edhe në zhvillimin e qyteteve si Tetova.
Nga stadiumi, Kasami inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe kulturore, duke i konsideruar si pjesë e vizionit të tij për një Tetovë më të bashkuar dhe energjike.