Sot, para Urës së Gurit, zëri i studentëve shqiptarë ishte zëri i dinjitetit dhe i së drejtës kushtetuese. Kërkesa e tyre është e drejtë, legjitime dhe e panegociueshme: provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë. Mohimi i saj në arsim dhe në institucionet shtetërore është cenim i barazisë dhe i vetë frymës demokratike të shtetit.
Mbështetje e plotë për studentët që sot ngritën zërin me dinjitet, kulturë dhe vendosmëri për gjuhën shqipe!

