May 13, 2024
Maqedoni

Besimi: Ndihmë shtetërore prej 150 milion euro për kompanitë në RMV

Pothuajse 150 milionë euro është mbështetja buxhetore për kompanitë vendase dhe të huaja këtë vit, ose pesë herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Fitimet e riinvestuara gjithashtu përjashtohen për dy arsye. Gjatë krizës së Covid, kompanitë u mbështetën nga një sërë masash nga shteti. Sipas parimit të solidaritetit, ato kompani që kanë realizuar fitime shtesë, si rezultat i zhvillimeve të vitit të kaluar në treg, dhe një pjesë e madhe e të cilave kanë përdorur masat e mëparshme të qeverisë, duhet të kontribuojnë nëpërmjet pagesës së taksës së solidaritetit, mjete që do të të përdoren ekskluzivisht për masat e reja të paketës kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë.

Kështu ka thënë ministri i Financave, Fatmir Besimi për “TV24”.