Maqedoni

Besëlidhja e Lezhës/ Shabani dhe Sadiki bashkë me kryetarët e komunave shqiptare

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe ai i Studeniçanit, Azem Sadiki, kanë marrë pjesë në shënimin e 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë edhe kryetarët e tjerë të komunave të banuara me shqiptarë nga të gjitha viset, ndërsa janë pritur nga kryetari i Komunës së Lezhës Pjerin Ndreu dhe banorët lokal me një manifestim madhështor, përcjell in7

“I ftuar nga Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, sot në 578 vjetorin e Beslidhjes së Lezhës, mora pjese në shënimin e kesaj date shumë të rëndësishme të kombit shqiptar, në vendin ku ndodhi “Besëlidhja”.
Duke e kthyer Lezhën si qendrën e pritjes së shqiptarëve kudo jetojnë, tregojmë vlerat tona të mikëpritjes, të respektit dhe solidaritetit shqiptar, ka shkruar Shabani në njoftimin e tij në facebook./in7.tv/