Maqedoni

BESA: Korridori 8 – projekt me dyshime, keqpërdorime, të panjohurave

Ashtu si çdo projekt tjetër, i cili nis mes shumë dyshimeve, keqpërdorimeve e të panjohurave, kjo qeveri, sot e nisi edhe projektin e radhës, atë të korridorit të Tetë. Në këtë mënyrë ka reaguar Lëvizja Besa me rastin e nisjes së punimeve në Korridorin 8.

“Por, me rëndësi është të deshifrohet dilema se, çka realisht fshihet pas këtyre projekteve pompoze e që pastaj mbesin në mes të rrugës? E dimë se secili projekt i madh që është filluar nga kjo Qeveri, si për çudi, ka filluar vetëm disa muaj, apo edhe një vit para zgjedhjeve parlamentare, gjë kjo që len të dyshohet për mundësinë që kjo Qeveri e inkriminuar, të vjedh sa më shumë para, dhe me këto para të qytetarëve, të blej vota, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit lokale, të shantazhojë qytetarët dhe të bëj fushata me artistë të njohur të estradës, sepse ndryshe banorët nuk do iu vinin as në tubime, gjë kjo që u konfirmua nëpër takimet e fundit të BDI-s” – tha Abdush Demiri. /KlanMacedonia/