Ejup Berisha
Në pyetjen që iu parashtrohet përfaqsuesve të
asaj pjese të ASH-së të Arben Taravarit që e braktisi VLENIN se Pse e bënë këtë dhe shkuan me BDI-në. Përgjigja e tyre është U kthyem te populli. Në rregull u kthyet te populli por populli nuk janë vetëmse ata individ që janë me BDI-në por pjesë përbërëse e popullit shqiptarë janë edhe ata individ e tjerë të cilët e përkrahin VLENIN. Të nderuar përfqsues të ASH-së të Taravarit nuk jetojmë në monizëm Komunizëm që njerëz të përshtatshëm të llogariten vetëmse ata individ që janë Komunist e të tjerët jo. Duhet të eliminohet mentaliteti përjashtues nga diskursi politik i partive politike shqiptare dhe ai të zëvendësohet me diskurs të pë rfshirjes, unitetit apo dhe bashkimit. E di se politika shumë shpesh edhe largon apo dhe përjashton por politikanët kombëtar edhe kur bëjnë politikë bëjnë përpjekje për bashkim e jo për ndarje dhe përqarje. Politikë e sukseshme nuk është ajo që ndanë e përqan por ajo që afron dhe bashkon njerëz posqërishtë ata me një flamur, gjuhë dhe me një gjak. Për politikanët demokratë populli ëshë një tërësi e pandashme e vetme, e jo ai entitet i ndarë e i përçarë. Nuk është mirë dhe me vend që të akuzohet një subjekt politik kundërshtar sepse atë subjekt që e akuzoni se nuk është me popullin në zgjedhjet e kaluara Parlamentare të cilat u mbajtën këtu në vendin tonë e kanë votuar mbi 100 mijë qytetarë shqiptar, këta pra nuk janë njerëz të huaj por pjesë përbërëse e popullit shqiptar që jetojnë këtu në RMV. Atëher nga ju doli këtyre të ASH-së së Taravarit logjika se u kthyen te populli kur populli nuk janë vetëmse ata që janë me BDI-në tanimë AKI. Duhet pasur logjikë të shëndoshë kur jepni përgjigje se pse u larguat nga Koalicioni VLEN. Thoni me BDI-në na lidhi interesi që ta shpëtojmë ate nga humbja e sigurtë në zgjedhjet e radhës lokale të muajve tetorë-nëntorë. Kjo është përgjigja e saktë dhe e duhur pse u ndatë dhe ikët nga VLEN-i e jo ajo e juaja se u kthyet te populli. Pasiqë populli në vitin 2024 e deshti ndryshimin politik e jo status-quonë që e imponoi BDI gjatë 22 viteve të kaluara. Ju pra atje u kthyet se pasiqë u përcaktuat për ta siguruar mbijetesën politike të BDI-së e jo se e doni popullin. Po ta donit vërtetë popullin apo po ta kishit pyetur dhe dëgjuar ate ju nuk do të iknit te prehëri i Ali Ahmetit po do të rrinit në VLEN për ta vazhduar procesin e ndryshimeve politike të filluar vitin e kaluar. Pranadaj ju lutem ju të ASH-së së Taravarit mos tregoni përralla të kota apo mos shitni gogla për dushk. Në fakt ju në BDI-AKI ndodheni për ti bërë shërbim apo argatllëk udhëheqsisë së BDI-së e jo popullit.