Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Foltoren e radhës të PD-së përpara Kryeministrisë, sot më 8 dhjetor 2025, tha se përshëndet të gjithë studentët e Dhjetorit 1990, që përmbysën diktaturën e egër komuniste në vend.

Berisha përmendi faktin, që gjenerata Z kohët e fundit, ka përmbysur regjime në shumë vende të botës. Ai u shpreh se Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve.

Berisha theksoi se regjimi i Ramës duhet të shembet, duke shtuar se misioni i nisur nga PD-ja, duhet të çohet deri në fund.

“Një përshëndetje për studentët e Dhjetorit 1990, që u prinë nga studenti Azem Hajdari, duke ndarë epokat dhe duke përmbysur epokën e egër dhe çelën dyert e lirisë. Këto kohë është folur shumë për gjeneratën Z, që përmbysën diktatura mizore në vende të ndryshme të botës. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënëse e betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Sot, kemi shkuar mbrapa. Misioni i PD ka të bëjë me shpëtimin e Shqipërisë apo rrënimin e saj. Të mbajmë misionin deri në fitore.

Edi Rama, është armik i egër i lirive të shqiptarëve. Rama është hajduti më i madh i kombit shqiptar, në të gjitha kohërat e saj. Duhet të luftojmë për vendin tonë, për familjen tonë. Të nisim protestat masive. Me këto protesta të përmbysim regjimin dhe të kthejmë demokracinë për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Berisha.

Partia Demokratike prej disa kohësh ka nisur ‘Foltoret’, të cilat më së shumti janë mbajtur përpara Kryeministrisë dhe ku flitet për problematikat që ka vendi. Kreu demokrat Sali Berisha ka paralajmëruar protesta në mbarë vendin..klan

sqShqip