Maqedoni

Beqiri për EURONEWS: MË 8 maj duhet të ndëshkohet epidemia e egër e korrupsionit e ushtruar nga BDI dhe Fronti Europian

Kaltrina Beqiri, kandidate për deputete e Koalicionit VLEN në nj.z. 6, në deklaratë për Euronews Albania tha se më 8 maj ka ardhur koha që qytetarët ta ndëshkojnë sistemin e egër të cilin me vite e ushtron BDI, e për momentin Fronti Europian. Beqiri theksoi se Front Europian, për shkak të frikës nga humbja, përpiqet që përmes strukturave të policisë të bëjë presion ndaj qytetarëve për të votuar për Frontin e udhëhequr nga BDI.
“Koalicioni VLEN duhet të votohet kësaj radhe që të ndëshshkohet dhe të mos lejohet pasurimi i familjarëve të kryesis së BDI-së, qarkullon në rrjetet sociale dhe e dimë se ka arritur shuma e pasurimit të failjarëve të kryesisë së BDI-së, kjo duhet të ndalohet rreptësisht dhe të dalim njeherë e përgjithsmon nga Epidemia e korrupsionit e cila për moementin i ka rrënjët mjaftë të thella në republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi kandidatja për deputete Beqiri.
Ajo theksoi se VLEN mban llogari edhe për përfaqësimin dhe avancimin e plotë të gruas në politikë, qoftë në Kuvend por edhe në ekzekutiv.
“Përfaqësimi i Gruas në Koalicionin VLEN është i denjë dhe me kuadro të dëshmuar. Ne do të ndryshojmë vlerësimin e gruas në Kuvend. Ajo jo vetëm të shihet si numër statistikor, ose normë ligjore, por të jetë edhe pjesë e vendimmarrjeve, të jetë pjesë e propozim ligjeve, që zëri i saj të jetë i fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriur e jo të qëndrojë vetëm si numër për të plotësuar statistikat, ose si numër në hije”, theksoi mes tjerash, kandidatja për deputete nga VLEN, Kaltrina Beqiri.