May 15, 2024
Maqedoni

Bekteshi i bindur se këtë javë gjendet zgjidhje për pakon e 5 ekonomike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pasi alarmoi për bllokadën e opozitës në Kuvend, shprehu bindjen se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhje për pakon e 5 ekonomike.

Ai deklaroi, se si Ministri janë të gatshëm, që në kuadër të procedurës në Komisionin Kuvendor të intervenojnë në zgjatjen e afateve për aplikim të kompanive për sigurim të subvencioneve për paga.

“Jam i sigurt se këtë javë do të gjejmë zgjidhje gjatë kësaj jave. Ne si Ministri jemi të gatshëm të intervenojmë në zgjidhjen ligjore, duke i shtuar edhe afatet për aplikim në kuadër të komisioneve përkatëse në Kuvend”, tha Bekteshi para Ministrisë së Ekonomisë, transmeton TV21.