May 12, 2024
MaqedoniZgjedhje Lokale 2021

Bekim Sali vizitoj një pjesë të lagjes së Gazi Babës

Kandidati i ASH-AAA për Çairin sot ka vizituar një pjesë të Gazi Babës me kandidaten e pavarur të Qytetin e Shkupit.

“Sot, bashkë ekipin tim të këshilltarëve dhe me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, e vizituam një pjesë të lagjes së Gazi Babës, ku shumë qytetarë na pritën ngrohtësisht nëpër familjet e tyre.
Mes tjerash, i vizituam edhe disa shtëpi që jetojnë në këtë lagje dhe ende nuk janë të lidhura në rrjetin e kanalizimit.
Vizitat i përfunduam në parkun e Gazi Babës, ku të rinjtë na kishit bërë surprizë me zbukurimin e terreneve sportive dhe me një qerasje me ushqime tradicionale.
Me këtë rast, para tyre i dëshmova edhe aftësitë e mia për basketboll dhe, për fat të mirë, në vend të dëshpërimit, mora duartrokitje” ka shkruar Sali në FB./TS/