Bekim Sali: Poliklinika “Saraj” ka mbaruar para kohe, tani duhet ne ta furnizojmë
Numri një i Shëndetësisë në vend Bekim Sali në paraqitjen e tij të fundit deklaroi se Poliklnika e Sarajit nga pjesa e ndërtimit është përfunduar dhe tani kak kaluar në fazën e dytë ku ministria e Shëndetësisë janë kompetent për furnizim me mjete mjekësore.
“ Poliklinika në Saraj është perfunudar nga pjesa e ndërtimit sipas planit ajo klinikë duhet të perfundon nga viti 2023 , megjithatë realizuesei ka punuar intensivisht dhe e ka mbaruar para kohe, një vit para kohe, 14 muaj para kalimit të afatit në marrëveshje. Kjo nënkupton se në fazën e dytë, ne si Ministri e Shëndetësisë jemi kompetent që të hapim prkurorim publik për furnizim me mjete mjekësore”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.