Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Strugë, zhvilloi një takim me strukturat e VLEN-it në këtë qytet, ku u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe zhvillimet në kampin politik shqiptar.
Sali theksoi rëndësinë e bashkimit dhe koordinimit politik, duke vlerësuar rritjen e mbështetjes për këtë subjekt:
“Bashkimi dhe sinergjia që shfaqet në të gjitha vendet dëshmon se VLEN-i është forca e vetme shqiptare”, ka shkruar Sali.
Takimi në Strugë vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të VLEN-it për konsolidimin e strukturave dhe forcimin e ndikimit politik në nivel lokal dhe kombëtar.

