Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me mërgimtarët në Sllupçan të Komunës së Likovës, ku ka diskutuar për situatën politike, investimet në vendlindje dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Në takim, Sali shoqërohej nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini.

Sali theksoi se mërgata ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e kombit, duke vlerësuar kontributin e saj në të gjitha proceset e rëndësishme.

“Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e kombit tonë. Ata kanë qenë gjithmonë të përfshirë në çdo proces të rëndësishëm dhe vazhdojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin”, ka shkruar Sali.

" "

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë konkrete të investimeve në vendlindje, mbështetjen për të rinjtë përmes programeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor.

“Gjithashtu, i informova edhe për angazhimin tonë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim të rritjes së përfshirjes së mërgatës në proceset demokratike”, ka theksuar Sali.

Në fund të reagimit të tij, zëvendëskryeministri i parë falënderoi mërgimtarët për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e tyre.

sqShqip