Bekim Sali me nënën dhe bashkëshorten morën pjesën në debat kundër sëmundjes së kancerit (Video)
Mbrëmë isha i nderuar të marr pjesë në një panel të organizuar nga prof. Gjyla Çeliku në temën e “kancerit të gjirit”, në të cilën referoi znj. Shqipe Malushi, njofton kandidati
“Duke qenë edhe para nënës dhe bashkëshortes sime, i falënderova për mundësinë që t’u drejtohem, i përgëzova për organizimin dhe i inkurajova të vazhdojnë të punojnë, sepse shëndeti i nënave tona është mbi të gjitha.
Çairi i Ri do të jetë në shërbim të grave”, tha Sali.
Aktivitetet e pandalshme në funksion të ndërtimit të konceptit për Çairin e Ri, Bekim Sali ai i ka vazhduar edhe sot, duke u takuar me kryetarin e shoqatës “Ensar”, Sulejman Baki.
“ Takimet e ditës së mërkurën i fillova me vizitën në Shoqatën Kulturore Humanitare “Ensar” në Shkup. Duke gjerbur kafenë në mjedisin mbase më të këndshëm të Çarshisë sonë, me kryetarin e kësaj shoqate, prof. Sulejman Baki, i diskutuam shumë tema që kanë të bëjnë me identitetin e Çarshisë së Shkupit dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre.
“Ensar” është një perlë e rëndësishme e Çairit të Ri dhe e tillë do të mbetet. Prandaj dera ime gjithnjë do të jetë hapur për këto shoqata.
Çairi i Ri do të bëhet!”, shtoi Sali.