Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim koordinativ me kolegët e ekzekutivit nga radhët e VLEN-it, ku në fokus ka qenë puna e deritanishme dhe projektet që pritet të realizohen në vijim, transmeton Zyrtare.

Sali ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit brenda koalicionit, duke nënvizuar se VLEN mbetet i përkushtuar për t’u prirë proceseve reformuese dhe zhvillimore në vend.

“Shumë punë janë bërë, por kemi edhe më shumë që na presin”, ka shkruar Sali, duke shtuar se angazhimi i përbashkët do të vazhdojë me intensitet edhe në periudhën e ardhshme.

sqShqip