May 18, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Kemi një zgjidhje për Qendrën e re klinike, do të jetë një model unik në shtetin tonë (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka deklaruar se javën tjetër Qeveria do të mbajë seancë tematike në të cilën do të prezantohen të gjitha analizat rreth Qendrës së re Klinike, probleme me Spitalin Klinik në Shtip dhe racionalizimin, gjegjësisht konsolidimin e objekteve shëndetësore në shtetin tonë.
Sa i përket fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, Sali tha se është duke u punuar në një model i cili do të jetë unik për shtetin tonë.
“E dimë se po kalojmë në një periudhë i cili është kritik nga aspekti i krizës ekonomike dhe financimi momental i projekti të tillë është shumë më shtrenjtë se sa që ishte dy vite më parë. Po punohet intensivisht në një model i cili shpresojë do të jetë unikat për shtetin tonë, duke e ditur se ne si Qeveri nuk jemi të gatshëm të kreditojmë diku, opozita kërkon që shteti të mos futet në borxh më tepër. Mendoj se kemi një zgjidhje e cila së pari duhet të promovohet para Qeverisë, ndërsa më pas të publikohet në opinion”, ka deklaruar Bekim Sali.