June 26, 2024
Sport

Bëhen bashkë tifozët shqiptarë dhe anglezë, rrahin serbët në Gjermani? (Video)

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur midis tifozëve serbë dhe atyre anglezë në rrugët e Gelsenkirchen vetëm disa orë përpara startit të ndeshjes mes dy kombëtareve.

Videoja e sherrit është bërë menjëherë virale, teksa shihen se një lokal kanë fluturuar karrige dhe tavolina nga njëra anë në tjetrën, teksa nuk mungoi as ndërhyrja e policisë gjermane.

Serbët në videon më posbtë  dëgjohen duke thërritur mes veti “bezhi, bezhi”  (ik,ik), teksa ia mbathin me të katra.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, shkak për këtë sherr u bënë disa shqiptarë, të cilët u përplasën me tifozët serbë dhe kjo bëri ndërhyrjen e atyre anglezë. Por ky version ende nuk është konfirmuar zyrtarisht./gsh