May 2, 2024
Opinion

BE nuk është mësues i veshtirë, por qeveritarët e shteteve tona janë nxënës pertacë e të padisiplinuar

Shkruan: Ejup Berisha

Në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE kjo e fundit theksin primar e ka vënë te zbatimi i reformave si kusht shumë i rëndësishëm për antarsim. Pra sipas Brukselit zyrtar këto shtete poqëse duan të zënë vend në Bashkimin Europjan të njejtat duhet të punojnë intenzivisht dhe pa hamendje në zbatimin e reformave. Çfar ka këtu të paçartë e të pakuptueshme pra çdo gjë është e paster si loti. Nëse në Ballkanin Perendimor ka politikan që duan ta mjegullojnë apo dhe ta anashkalojnë esencën e porosive primare të autoriteteve europjane për obligimet që duhet ti kryejnë të njëjtët në raport me antarsimin e shteteve të tyre në BE kjo është çështje e tyre e jo e politikanëve europjan. Nga selia e Bashkimit Europjan gjithmonë kanë qenë të çartë me shtetet e reja kandidate për antarsim në gjirin e saj, nga atje përsëris shkurt e çartë kanë thënë se nëse dikush don të antarsohet në BE detyrimisht duhet ti zbaton reformat. Dikush din të thotë se porositë e europjanëve janë të veshtira.

Është e vërtetë se këto porosi janë të
veshtira për tu kuptuar por të njëjtat mund të jenë të lehta për tu realizuar nëse autoritetet qeveritare të shteteve të rajonit që njëherit janë kandidate për antarsim në BE punojnë realisht dhe seriozisht për zbatimin e reformave.Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama shpesh herë din ta çorton BE-në se është e vështirë në raport me shtetet kandidate për antarsim si me Shqiperinë dhe me Maqedoninë por ky nuk i kthehet asnjëher vetvetes dhe të sheh se a ka punuar mjaftueshëm si Kryeministër për çështjen e plotesimit të kushteve për antarsimin e shtetit të tij në
BE. Edi Rama thotë se BE është mësues i vështirë por harron se edhe ai dhe antarët e kabinetit të tij qeveritar janë nxënës jo punëtor dhe të padisciplinuar në procesin e plotesimit të kushteve për antarsimin e shtetit shqiptar në BE. Edhe unë pajtohem me Z Rama se BE vërtetë janë mësues të vështirë por në Bruksel nuk janë të padrejtë në raport me detyrat e bëra nga nxënësit e tyre lexo shtetet kandidate për antarsim, e nëse keto i plotesojnë kushtet në procesin e antarsimit të njëjtat edhe do të antarsohen në BE.

Pra një gjë është e sigurtë e ajo është se europjanët nuk ua bëjnë me hile dhe i pranojnë
në gjirin e tyre ato shtete kandidate që i bëjnë detyrat e shtepisë. Por autoritetet zyrtare të Europës e kanë një ves të “keq” këto janë parimore dhe nuk lejojnë që vitin shkollor ta kalojnë nxënës të dobët e përtac siç janë tani për tani Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kjo vlenë për politikanët e këtyre dy shteteve e jo për qytetarët e tyre. Ata të parët nuk i kanë bërë nuk i bëjnë dhe nuk do ti bëjnë reformat e nevojshme dhe të domosdoshme për antarsimin e vendeve te tyre në BE.

E nga atje tepër shpesh kanë paralajmëruar për domosdoshmërinë e bërjes së detyrave të shtepisë nga shtetet kandidate për antarsim. Atëher pse politikanët e RMV-së dhe të RSH-së bëhen kokë trashë këtë ne nuk e dime e dinë vetëm ata vete. Ndërsa në BE nuk kanë vend politikanë
të tillë. Këta të fundit ne vend të bërjes së punëve primare në maje të axhendave të tyre kanë vendosur rritjen e nivelit të krimit dhe të korrupcionit e jo luftën dhe përpjekjet për reduktimin e këtyre dy të këqijave më të mëdha për shtetet dhe qytetarët e tyre. Dhe po të bëhej luftë e pakompromis kundër këtyre dy kancereve të shtetit dhe të shoqerive tona ne ndoshta që moti do ta kishim harruar ditën e antarsimit tonë në BE. A e dini pse sepse Republika e Maqedonisë që nga viti 2005 është në axhendën e BE-së për antarsim, ndërsa
Republika e Shqiperisë kërkese për antarsim në Bashkimin Europjan ka paraqitur më 28 prill të vitit 2009. Do të thotë se të dyja shtetet kanë pasur kohë të mjaftueshme për ti bërë punët
e nevojshme dhe të domosdoshme për ta siguruar antarsimin e tyre në BE. Por jo politikanët e tyre në përgjithësi nuk kanë pasur dëshirë për ti bërë këto gjera.

Kryeministri i Republikës së Shqiperisë Edi Rama dje në Tiranë në margjinat e takimit në kuadër të procesit të Berlinit ka deklaruar se BE është mësues i vështirë që ua bën copë copë zemrat nxënësve të vet por ky si nxënës i padisciplinuar e përtac me kolegët e vet ministra dhe me kolegët e tjerë të Qeverisë së RMV-së nuk kanë punuar sa duhet dhe si duhet në realizimin e axhendave primare për antarsimin e vendeve të tyre në BE. E këta do të donin që ta kalonin vitin shkollor me ryshfet duke harruar se në Bruksel ryshfeti nuk kalon sepse atje duan nxënës të vyeshëm dhe punëtor që me punë do ta merrnin vendin e merituar në BE. E Zotëri Rama për ta arritur këtë gjë është dashur dhe duhet angazhim dhe punë konkrete dhe serioze nga ju në përmbushjen e kushteve për antarsim. Ndërsa për ta merituar këtë punën e parë që është dashur dhe duhet ta bëjnë shtetet e interesuara për antarsim në gjirin e BE-së është zbatimi i reformave. Prandaj politikanët e RSH-së dhe të RMV-së duhet ta fajsojnë veten e tyre për ngecjen e procesit të antarsimit të vendeve të tyre/ tona në BE e jo autoritetet zyrtare të BE-së.