May 7, 2024
Rajon - Botë

BE e ndalon Metën të përdorë të dhënat personale të përdoruesve për reklama të synuara

Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave njoftoi të mërkurën se ka nxjerrë një vendim detyrues që ndalon pronarin e Facebook dhe Instagram Meta të përdorë të dhënat personale të përdoruesve për reklama të synuara.

Urdhri “prezanton një ndalim të përpunimit të të dhënave personale për reklamat e synuara mbi bazën ligjore të kontratës dhe interesit legjitim në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane”, tha Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), raporton France 24.

Urdhri erdhi pasi Meta njoftoi të hënën se përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Evropë do të mund të abonohen për të përdorur rrjetin social pa asnjë reklamë nga ky muaj.

“Meta ka njoftuar tashmë se do t’u japë mundësinë qytetarëve në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane për të miratuar dhe në nëntor do të ofrojnë një model abonimi në përputhje me kërkesat rregullatore”, tha një përfaqësues i Metës.

Vendimi i EDPB detyron rregullatorin irlandez të të dhënave, i cili ka juridiksion mbi operacionet e Meta-s në Evropë, të marrë masat përfundimtare për këtë çështje brenda dy javësh, me ndalimin të hyjë në fuqi shtatë ditë më vonë.