Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë sot me akuza ndaj Qeverisë për, siç thotë, mosndërhyrjen përballë rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, duke publikuar edhe të dhëna konkrete mbi ndikimin financiar te qytetarët.
Sipas partisë, rritja e çmimeve po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë euro në javë. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, sipas kësaj analize, janë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate.
Konsumi i lartë i derivateve
Duke iu referuar të dhënave për konsumin në Maqedonia e Veriut, BDI thekson se përdorimi i derivateve për transport arrin rreth 720 mijë ton në vit, përkatësisht:
60 mijë ton në muaj (60 milionë litra)
15 mijë ton në javë (15 milionë litra)
2 mijë ton në ditë (2 milionë litra)
Deri në 650 euro më shumë në vit për qytetarët
Sipas përllogaritjeve të prezantuara, rritja e çmimeve prej 21 denarë për litër ka ndikuar drejtpërdrejt te qytetarët që udhëtojnë drejt Shkup.
Konkretisht, barra financiare vjetore për qytetarët është:
Nga Tetovë: rreth 600 euro më shumë në vit
Nga Gostivar: rreth 780 euro më shumë në vit
Nga Kumanovë: rreth 579 euro më shumë në vit
BDI i cilëson këto si “shifra alarmante” që, sipas saj, rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar dhe përkeqësojnë standardin jetësor të qytetarëve.
Thirrje për masa urgjente
Në fund, Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga, siç e quan, një barrë e papërballueshme që vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve.

