Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u themelua më 5 qershor 2002 në krye me Ali Ahmetin, kurse sot shënoi 26 vjetorin e saj.
Portali Lideri.mk nuk ka prezantuar në këtë përvjetor, por siç na kanë njoftuar kolegët tanë nga Top Nevs Tv, një surprizë jo fort e këndshme për simpatizuesit e saj, por edhe për mbarë opinionin ishte shënimi i kësaj date nga ana e BDI pa himnin kombëtar. Përkundrazi përvjetori është shënuar me këngë zbavitëse nga këngëtarja Laura dhe banda e saj.
Ndryshe, kjo parti pretendon se doli nga transformimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) pas Marrëveshjes së Ohrit dhe ka qenë faktori kryesor politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada.
Pas 20 viteve në pushtet, partia kaloi në opozitë në vitin 2024 dhe u përball me sfida të thella riorganizimi, por edhe me oscilime të shumta herë në ekstremin patriotik, e herë në ekstremin tjetër, siç ishte rasti i sotëm i shënimit të përvjetorit pa himnin kombëtar.

