Maqedoni

BDI në Sllupçan: Nga Kriva Pallanka deri në Dellçevë kemi sjellur investime një miliardë euro (Link)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e afërt, përveç që kanë marë pjesë në inaugurimin e Memorialit te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, kanë vizituar edhe familje të dëshmorëve dhe kanë takuar banorë të fshatit.
Disa banorë thonë se në këto takime ata kanë pyetur funksionarët e BDI-së se kur do të bëhet kryeministri shqiptar, kurse kanë marë përgjigje se do të bëhet në 100 ditët e fundit të Qeverisë, kurse Naser Zyberi nuk do të jetë kryeministër, por Artan Grubi ose Sadulla Duraku.
Marim vesh se banorët e Sllupçanit janë interesuar edhe për ngecjen e “Agjendës së Blertë” që u premtua para zgjedhjeve, por kanë marë përgjigje se agjenda po realizohet me sukses dhe se për gjashtë muaj janë nënshkruar marrëveshje mes Qeverisë me kompani të mëfha evropiane që do të investojnë mbi një miliardë euro dhe se këto investime do të jenë të koncentruara kryesisht nga Kriva Pallanka deri në Dellçevë.

Si shembuj janë përmendur një projekt në vlerë 270 milionë euro për prodhim ekologjik të energjisë elektrike (me panelë), që do të ndërtohet në Shtip, në vendin ku ishte paraparë të ndërtohet një aeroport nga kompania TAV.

Tjetri në vlerë prej 63 milionë denarëve është paraparë të ndërtohet në Dellçevë.

Poashtu nga disa banorë prezentë marim vesh se funksionarët e BDI-së u kanë premtuar sllupçanasve dhe banorëve të komunës së Likovës se nëse ua japin 70 për qind të votave si në zgjedhjet e fundit lokale, investime të njëjta në vlerë prej një miliardë eurove BDI do të sjellin edhe në katërkëndëshin Strumicë, Prilep, Vinicë dhe Berovë.

Edhe në Qeveri pohojnë se në kuadër të Agjendës së Blertë deri tani janë nenshkruar marrëveshje në vlerë prej një miliardë eurove kurse linqet e ketyre marrëveshjeve mund ti shikoni në vijim:

https://vlada.mk/node/26824

https://vlada.mk/node/27184