Ejup Berisha
Në politikë aktivitetet dhe punët e premtuara duhet të fillohen dhe të përfundonen me kohë e jo këto të bëhen kur tu teket elitave politike në pushtet. Të njejtat nuk guxojnë të lihen anash sepse do të grumbullohen e më pas politikanët nuk do të dinë se cilën punë apo dhe çfar aktiviteti duhet të fillojnë dhe të përfundojnë më pare. Në politikë ka shumë aktivitete dhe punë për tu bërë prej tyre disa janë parsore e disa janë dytësore. Pra përparsi duhet tu jepet zbatimit të
aktiviteteve dhe punëve prioritetare. Këto duhet të fillohen dhe të përfundohen detyrimisht dhe në kohë të caktuar pasiqë
të njejtat janë tejet të rëndesishme apo dhe jetike për të gjithë subjektet dhe pjestarët në shtet dhe në shoqëri. Kur janë në pyetje këto aktivitete politikanët nuk guxojnë të thone Jo këto do ti lëmë për më vonë për ndonjë kohë apo dhe për ndonjë periudhë tjetër pasiqë të njejtat nuk duhet të vehen në pritje. Politikanët nuk duhet të përqë
ndrohen vetëmse në çështjet prioritare këta gjatë aktiviteteve politike duhet ti kene parasyshë edhe të gjitha aspektet e tjera të aktiviteteve dhe punëve që i kanë premtuar se do tua realizojnë të gjithëve në shtet. Ata politikan që i kryejnë punët dhe i realizojnë aktivitetet politike në afatin e paraparë dhe në kohën e duhur të njejtët janë individ të përkushtuar, të vyeshem dhe të sukseshëm në politikë. Në këtë
aktivitet kompleks shoqë
ror ka shumë individ që e kane veshur petkun e politikanit por të gjithë këta nuk janë të zotë dhe të denjë për tu marrë me politikë. Fatkeqsisht në politikën e shteteve të rajonit të Ballkanit ka shumë individ të pa zote dhe të pavyeshëm. Kë
ta për fat të mirë të tyre dhe për fat të keq të qytetarëve e kanë zënë një vend në politikë dhe të njejtët fatkeqsisht nuk lëvizin vendit për të zbatuar diçka të nevojshme dhe të domosdoshme për të gjithë në shtet. Në politikë duhet të shmangen këta individ dhe mundësi e hapsirë për angazhim e faktorizim tu jepet politikanëve të zotë. të aftë dhe te përkushtuar. Këta pra duhet ta kenë përparsine dhe mundesitë që të udhëheqin me aktivitetet dhe proceset politike në shtet dhe në shoqëri. Këtu në RMV situata me individët e angazhuar në skenën politike shqiptare deri para një viti ishte me sa vijon. Këtu një kohë të gjatë kishim një klike politikanësh që nuk qanin shumë kokat e tyre për të bërë diçka të nevojshme dhe të domosdoshme n skenën politike për qytetarët dhe për subjektet e tjera shoqërore prezente në shtet. Këta në vend të axhendave kolektive zbatonin axhenda të tyre individuale dhe grupore. Të njejtët bile bënin çtë donin vetë duke e prezentuar këtë si punë dhe angazhim në interesin dhe në të mirën e të gjithëve. Pra në ambientin politik shqiptar ishte një klikë politike që padrejtesishtë pati vënë monopol të plotë mbi veprimtarinë e gjithmbarshme politike dhe ajo punonte me ritëm tepër te ngadaltë për zbatimin e aktiviteteve dhe punëve që ishin pjesë e premtimeve që ua kishin dhënë qytetarëve gjatë premtimeve parazgjedhore dhe në periudhën pas zgjedhjeve. Këta politikan premtimet qytetarëve shqiptar të RMV-së ua jepnin me shpejtësi të lepurit por te njejtat o nuk i zbatonin fare o disa i zbatonin me ritmin e
breshkës. Kur bëhet krahasimi mes Lepurit dhe Breshkës ky i pari është më i shpejtë me kë
të i njejti duhet të jetë edhe më i sukseshëm në përditshmëri për shkak të shpejtësisë që e posedon gjë që nuk e posedon breshka.
Pra politikanët shqiptar të cilët këtu në RMV ishin në pushtet shumë gjatë apo me shumë se dy dekada e mbivlersuan shumë vetveten kështuqë në vrapin pas pushtetit u sollën si lepuri me nënvlersim të breshkës në garën në vrap. E lepuri e ka një të metë ky pra mendon se përher do të jetë fitues por me qëndrimin mbivlersues ndonjëher mund të ndodhë edhe ndonjë befasi e pakëndshme mund në vend të lepurit shumë të shpejtë të fitoj breshka tejet e ngadalshme. Kjo pra mund të ndodhë nëse lepuri gjatë garës merr guximin që të futet në gjumë dy hapa para se ta kalon vijën e fundit të garës.
Pra kështu mbrapsht vepruan politikanët të cilët aktivitetin politik e filluan në 2002. Këta e filluan me sprint por u tejkaluan nga Partitë opozitare të cilat vrapin e tyre politik e filluan me ritëm breshke. Kjo politikanët pushtetar i shtyu qe te tallen me Partite opozitare shqiptare dhe në fund ata të parët e humben garën për tu bërë pjesë e pushtetit dhe u bënë keta të dytet. Kjo ndodhi për faktin se ish pushtetarët maratonën e gjatë politike me shume se 20 vjeçare e kaluan në gjumë të thellë duke qenë tejet të bindur janë të patejkalueshëm. E pushteti megjithate u morr nga ish Partitë opozitare në vitin 2024 dhe këta po vrapojnë në maraton me ritëm sprint drejt realizimit të premtimeve parazgjedhore dhe pas zgjedhore.