Maqedoni

BDI: Kuazi “akademia” komunale e VLEN-it turpëron intelektualët dhe kombin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkenca dhe Art, e që sipas tyre do të financohet nga komunat.

Nga BDI këtë deklaratë e kanë quajtur si skandaloze pasi me idenë që e paraqet VLEN-i kjo Akademi mund të llogaritet si institucion lagjesh, por jo dinjitoz për intelektualët shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Ndodhi edhe kjo në vazhdën e serialit “një skandal në ditë” të vazalëve dhe shërbëtorëve të OBRM-PDUKM-së në rolin e poshtëruesve të popullit shqiptar, si pjesëmarrës jolegjitim, pa vullnetin e popullit, në qeverinë monoetnike.

Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të finansohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash.

Kështu ndodhi me Muzeun e Lirisë, Teatrin për fëmijë dhe me dhjetëra improvizime tjera komunale që shërbyen për të hedhur hi syve.

Në vend se të marrin kryesimin e Akademisë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijonin vend për më tëpër akademikë, të votonin ligjin që ne propozuam ndërsa ata e bllokuan me VMRO-DPMNE-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ASHAM, këta dolën me “idenë e madhe komunale” që poshtërson akoma më tepër shqiptarët.

Ikni më shpejt se e turpëruat kombin dhe po leni pasoja të pariparueshme!”, thonë nga BDI.